Report TV - Balla: Dhuna dhe djegia e mandateve, skenar i Sali Berishës

  • 5 years ago
Djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, janë skenarë të Sali Berishës. Kështu është shprehur kreu i grupit të PS-së Taulant Balla, i cili theksoi se këto metoda ndodhin sa herë preken interest e ish-Kryeministrit dhe familjes së tij.

?Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes?, u shpreh Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla thotë se vendimet ekstreme të opozitës dhe aktet e dhunës të shfaqura në protesta janë skenarë t ëish-Kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një takimi me banorët në Belsh, Balla është shprehur se veprimet e opozitës janë metoda të vjetra të Berishës që shfaqen sa herë preken interesat e tij.

?Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush. Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t?i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor.? u shpreh ai

Kreu i Grupit të socialistëve tha se partnerët ndërkombëtarë janë rreshtuar me mazhorancën.

Recommended