Vlorë, digjet makina e një punonjësi policie - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër makinë përfundoi e djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Këtë herë shënjestër ishte makina tip ?Benz?e punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Vlorës, Zini Zenelaj. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 në lagjen ?Pavarësia? në qytetin bregdetar.Ishin banorët e lagjes ata që lajmëruan policinë dhe zjarrfikësit, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Si pasojë e flakëve, mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.Sipas policisë, dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme, pasi në pjesën e përparme tek motori është konstatuar lëndë djegëse.Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve te lagja ?Pavarësia? për të identifikuar autorët.

Recommended