Report TV - Gjirokastër, mishi transportohet me kamionçinën që futen dhe kafshë

  • 6 years ago
Report TV siguron një tjetër video skandaloze se si transportohet mishi. Kësaj here inspektorët e AKU kanë bllokuar një sasi mish në qytetin e Gjirokastër, i cili transportohet jashtë çdo kushti në karrocerinë e një kamionçine e cila përdoret për transport të kafshëve.
Safet Kerpavi transportuesi i mishit u gjobit me 200 000 lek te reja, ndërsa mësohet se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU-së Agim Ismaili një grup inspektorësh nga drejtoria e përgjithshme ndodhen në jug të vendit për inspektime intensive.

AKU Berat ka inspektuar një restorant I deklaruar me administrator Ramadan Pema , adresa Polovine, Kuçovë ku kane konstatuar 80 kg mish pa vule e pa raport veterinar. Subjekti ka deklaruar se e ka blere te tille. Ndaj këtij subjekti është marrë masa administrative gjobë në vlerë 100.000 leke për gjurmueshmërine si dhe konfiskimi i 80 kilogramë mish.

Recommended