Ora News – Basha: Këta janë “peshkaqenët” e korrupsionit, largimi i Ramës akti i parë kundër mafies

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj mazhorancës, duke përmendur ata që ai i quan si peshkaqenët e korrupsionit, duke përmendur disa emra politikanësh dhe kryebashkiakësh socialistë.

Basha: 863 mijë eurot e Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e ortakut të tij janë gati sa i gjithë buxheti vjetor i Gjykatës Kushtetuese. 863 mijë eurot e Saimir Tahirit janë sa 85% e buxhetit të investimeve të Prokurorisë së Përgjithshme. Kanabizimi i vendit ka qenë një projekt qeverisës. Kriminelët me pushtet dhe droga janë hakmarrja ndaj të gjithë të një njeriu të dështuar për të cilën fajëson këdo, familjen, atdheut por kurrë veten. Prandaj, të lësh fatet e vendit në duart e Edi Ramës, do të thotë të lësh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit. Dy ditë më parë, zv i Fatmir Xhafës njoftoi se do të bëjnë arrestime. Në fakt ministri i Brendshëm dhe zv i tij bënin arrestime dhe pushkatime në karrierën e parë të Fatmir Xhafajt. Kjo kupolë politike do t?i japë të drejtë vetes të bëjë policin, prokurorin dhe gjyqtarit. E njëjta kupolë që refuzoi t?i hiqte imunitetit skafistit me patentë 100 tonësh të kapur gafil nga antimafia italiane. Nuk bëhet fjalë për të arrestuar as Tahirin, as Xhafën, të voglin e kam fjalën, as Sejdinin, as dyshen Dako-Çela apo politikanë të korruptuar. Synimi është që këta të mbrohen, këta janë peshkaqenët në oqeanin e krimit shqiptar. Ndryshe shkon steka lart, shefi i madh në Tiranë siç shprehen trafikantët në përgjimet e antimafies.

Akuza Basha pati edhe për projektin 1 miliard dollarë.

Basha: Është formalizimi i trekëndëshit, qeveri, sistem bankar, krimi i organizuar. Është një projekt që synohet të riciklohen paratë e drogës.

Gjatë fjalës në seancën parlamentare, Basha kujtoi rolin e opozitën për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Basha: Imagjinoni sikur Byroja e Hetimit të ishte në varësinë e Saimir Tahirit, kryetrafikantit me pushtet, do të ishte rrezikuar jo vetëm siguria në Shqipëri, por edhe e aleatëve. Tani që i kanë dalë petat lakrorit, tani që skandali Tahiri-Habilaj, Edi Rama do të krijojë prokurorinë private nën drejtimin politik të Fatmir Xhafës. Kjo do të ishte një mburojë për të dhe shpurën e tij dhe një mashë për të shantazhuar çdo kënd. Mjafton të kujtoni Kontrollin e Shërbimit të Brendshëm që rrëmbyen në mënyrë mafioze në mes të natës Dritan Zaganin dhe e flakën në qeli pa asnjë akuzë. Krimin mund të luftojë një prokurori e pavarur. Heronj kundër krimit nuk janë figurantët që i mbledh si tufa Edi Rama duke u mbajtur fjalime delirante.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-keta-jane-peshkaqenet-e-korrupsionit-largimi-i-rames-akti-i-pare-kunder-mafies

Recommended