Report TV -Basha i vë kusht Gjermanisë për dialogun: Largimi i Edi Ramës nuk negociohet
  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, ndryshe nga qëndrimi i djeshëm i cili u nënkuptua sikur u tërhoq, sot e ka bërë të qartë se largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit është i panegociueshëm. Nga qyteti i Matit, Basha ka riartikuluar se i është mirënjohës aleatëve perëndimor, veçanërisht të Gjermanisë për gadishmërinë që kanë shprehur për të zgjidhur krizën politike, por u vendosi kusht se do të pranonte ftesën e tyre për dialog pa Ramën si kryeministër.

"Për këtë mirëpresim, ndihmën bujare e na shtrin dora e aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe SHBA që publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptarë. Për ne dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet, ka vetëm një rrugë, rrugën e standardeve europiane. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet", u shpreh Basha.

Duke u ndalur tek protesta e së nesërmes, Basha ka deklaruar atë që ka artikuluar gjithmonë një ditë para, se do të përçojë një mesazh "madhështor" e ku do të vuloset "fati i Shqipërisë".

"Ka ardhur ora dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara drejt rrugës që na çon tek vlerat europiane me të cilin e nisëm këtë betejë. "PO" kjo betejë nuk bëhet thjeshtë për të kaluar një krizë të radhës, nesër do të vendoset fati i Shqipërisë dhe fundi i tranzicionit për një Shqipëri si gjithë Europa, do jetë fundi i kësaj beteje. E nesërmja do jetë mesazhi më madhështor për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestën e nesërme. Të derdhemi nesër në Tiranë me pjesëmarrje me bashkim dhe vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa", tha Basha.
Recommended