Ora News - Pranga çiftit në Shkodër, u kapën me heroinë në makinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodër, pasi u kapën me një sasi prej 25.4 gram heroine. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar ?Bahçallëku?

Në pranga u vunë Denis Shema, 34 vjeç dhe Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër

?Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen ?Bahçallek?, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme?,sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ?Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim? parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pranga-ciftit-ne-shkoder-u-kapen-me-heroine-ne-makine

Recommended