Report TV - Skandali i CEZ, Hejsek kërkon pushimin e çështjes

  • 6 years ago
Avokati mbrojtës i ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, kërkon në gjykatë pushimin e gjykimit penal ndaj tyre. Hejsek dhe Ivan gjykohen në mungesë për dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga kompania çeke pas privatizimit të OSSH-së në vitin 2009.

Avokati Arben Rakipi ka deklaruar gjatë seancës së sotme se "shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe CEZ në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale personat dhe ish-drejtuesit e CEZ".

Nga ana tjetër, prokurorja Antoneta Sevdari ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos për ndjekjen penale. "Të drejtën për ndjekje penale e ka Prokuroria dhe asnjë institucion tjetër".

Recommended