Ora News - "Tahiri", avokati: Do të kërkojmë pushimin e çështjes

  • 5 years ago
#oranews
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar prokurorinë që kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë për afatet e hetimore të Saimir Tahirit. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, në një prononcim pas seancës e cilësoi absurd qëndrimin e organit të akuzës, ndërsa tha se do të kërkojë në gjykatë pushimin e çështjes pasi sipas tij fashikulli i dërguar në gjyq nuk ka asnjë material shtesë nga dosja italiane për të cilën hetimet ndaj Tahirit ja në pushuar.

Vetëm pak ditë pasi i është komunikuar akuza dhe dërgimi i dosjes në gjyq, Sajmir Tahiri është rikthyer sërisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ai bashkë me avokatin morën pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit ku prokuroria kishte ankimuar vendimin e togave të zeza të shkallës së parë që lanë 1 marsin si afat për mbylljen e hetimeve.

Por kërkesa e prokurorisë është rrëzuar nga Gjykata e Apelit, ndërsa avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se Prokuroria është kontradiktore në këtë çështje.

"Kemi marrë fashikujt e përgatitur nga prokuroria që do ti çohen gjykatës dhe do ti gjykojë gjykatësi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të pushohet".

Maks Haxhia tha se pala mbrojtëse do të bëjë kundërshtimet e veta.

"Do ti parashtrojmë gjykatës të gjithë rrethanat që ka materiali. Është një material që nuk ka asnjë bazë ku mbështet kërkesa e prokurorisë.Ëshë absurditet pretendimi që ka prokuroria asa nën mangë, gjë që jo vetëm nuk lejohet proceduralisht por të jeni të sigurt që nuk ka".

Avokati i Tahirit tha se do të kërkojë në seancën paraprake pushimin e çështjes për klientin e tij.

Por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar.

"Jo, absolutisht. Është një temë që do e diskutojmë. Por derisa ne mohojmë çdo gjë, pretendojmë dhe kërkojmë të na jepet një fakt kriminal ku është implikuar zoti Tahiri, si mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar?"

Maks Haxhia tha se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët.

"Kanë nxjerrë aktet në opinion dhe së dyti i ka nxjerrë të deformuara për të përgatitur paaftësinë e tyre. Disponojmë dhe prova elektronike dhe të tjera se më kë ka komunikuar prokuroria".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-i-krimeve-te-renda-rrezon-prokurorine-dhe-i-jep-te-drejte-tahirit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended