5 vjet të ‘izoluar’ nga tokat, BOOM ndërmjetëson hapjen e rrugës për vëllezërit në Peqin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt fshatit Bishqem, bashkia Peqin, për të përcjellur shqetësimin e vellezërve Gani dhe Ramazan Kasa, të cilët kanë rreth 5 dylym tokë në buzë të ish-rrugës nacionale Peqin-Elbasan dhe që me ndërtimin e autostradës ato kanë mbetur pa rrugë kalimi për të vajtur në tokën e tyre.
Një zgjidhje që ju është dhënë nga administratori dhe Bashkia Peqin, është një rrugë kalimi nga qendra shëndetësore e ndërtuar para 5 vitesh por sipas tyre kjo nuk i ka ndihmuar fare pasi porta e qendrës qëndron e hapur vetëm pak orë dhe rruga nuk është e përshtatshme që të futen mjetet e punës që duhen për tokën.
Sikur të mos mjaftonte kjo ato duhet të kalojnë edhe në një pronë të privatizuar dhe konfliktet e vazhdueshme i kanë çuar në këtë gjendje që janë prej 5 vitesh, pamundësinë për të shfrytëzuar tokën.
Me ndërmjetësimin e ?BOOM?, kjo çështje mori zgjidhje dhe tashmë vëllezërit Kasa pas 5 vitesh do të mund të përdorin lirshëm tokën e tyre dhe të marrin produktet bujqësore prej saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-ndermjeteson-hapjen-e-rruges-per-vellezerit-ne-peqin/

Recommended