Zone e Lire/ Çfare i tha Rama-Tahirit per Audin qe i shiti Habilajve (27.10.17)

  • 6 years ago
Kreu i qeverisë Edi Rama në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan, foli për Saimir Tahirin, si u njoh me të dhe për dosjen ?Habilaj? ku dyshohet i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm.

Në rolin e prokurorit, Arjan Çani e ka marrë në pyetje Kryeministrin Edi Rama. I pyetur çfarë i tha Kryeministri kur mësoi se u kishte shitur makinën Habilajve, ai i tha Saimir Tahirit se makinën e ka bërë ushqim për qentë.

?I thashë pse s?thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk do të ndahen?.

Rama rrëfeu për takimin e parë më ish- ministrin Saimir Tahiri. Ai tha se është takuar për herë të parë më Tahirin në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.

?Jam njohur në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.

Ka qenë një nga pjesëtarët e të rinjve dhe e kam njohur në distancë. Ai më dërgoi një email kur paraqiste idetë e tij për ngritjen e PS, lamë një takim dhe takuar poshtë bashkisë dhe më pas ka ardhur më ka takuar dhe ka filluar punë në Partinë Socialistë.?

Recommended