Report TV - Policja u tregonte trafikantëve si shmangen përgjimet/Ekskluzive

  • 6 years ago
Oficerja e policisë së Vlorës me inicialet B.A, që presupozohet se është kthyer në provën kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është e ?zhytur? tërësisht në veprimtarinë kriminale të këtij grupi. Nuk dihet se cila është arsyeja, apo kush mund ta pengojë prokurorinë për arrestimin e kësaj oficereje, pasi, nëse shikon dosjen e prokurorisë së Katanias, efektivja e policisë rezulton të jetë e implikuar me grupin që drejtohej nga Moisi Habilaj. Dëshmia e saj është administruar në dosjen e prokurorisë më 20 tetor 2017, por ndaj saj nuk është marrë asnjë masë ndalimi, ndonëse rezulton e përfshirë totalisht në trafik droge.

Recommended