Report TV Ekskluzive/ 'Ku ti fsheh kapaçkat', përgjimet që zbuluan nusen vrasëse në Vlorë
  • 6 years ago
Report Tv siguron ekskluzivisht përgjimet e dosjes që zbardhi krimin makabër në Vlorë me dy viktima. Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e dogjën të banesën e tyre nga nusja Hysnije Hoxhallari.

Përgjimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës zbardhën krimin makabër që më 22 Janar të 2018 tronditi Vlorën ku nënë e birë u vranë dhe dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Report Tv ka siguruar një kopje të këtyre përgjimeve, përgjime në të cilat Hysnie Hoxhallari bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit të vrarë e djegur brenda shtëpisë së tij sëbashku me nënën, është kapur mat në tentativë për të zhdukuar disa karta telefoni ?sim?.

Ajo këtë bisedë e ndanë me motranë e saj. Biseda është bërë pak orë pas krimit makabër dhe Hysnia kërkon ti gjej një vend të sigurit kartave telefonike.

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato? Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t?i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c?ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c?farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.
Recommended