Report TV - ‘Tahiri’,Kryemadhi sulmon ashpër Ramën: Pazar mes kriminelëve

  • 6 years ago
Deklarata të forta kanë ardhur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili tha se socialistët votojnë kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Kryemadhi tha se fjala e Ramës sot ishte dëshmi publike e një pazari mes kriminelëve që ndajnë rolet dhe hesapet mes tyre.

Në një dalje për media, kryetarja e LSI e cilësoi kryeministrin njërin prej trafikantëve, dhe se po shkatërron të ardhmen e të rinjve, duke i lënë në duart e trafikantëve dhe vrasësve.
"Kryeministri shqiptar iu hoqi çdo mëdyshje shqiptarëve për lidhjen me krimin dhe trafikun. Ai është njëri prej tyre, mbështetësi, inspiruesi dhe përdoruesi i tyre. Drejtësia po përballet me një pengesë të madhe, që nuk janë vetëm kriminelët por edhe vetë rama

Këshilli i mandateve u kthye në gjykatë, u dhunua kushtetuese, u kthye në mbështetëse të krimit. Dhunuan dhe raportin eVenecias, që tha ?nuk duhet në asnjë rrethato të japë qëndrimin et ij për deputetin përkatës?. Këshilli i Mandateve u kthye në gjykatë politike dhe teatrale. Të gjithë shqiptarët prisnin, që Rama të lejonte drejtësinë të zbardhte të vërtetën.

Recommended