Ditë e Re- Psikologët tregojnë shkaqet pse po divorcohen çiftet shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Divorci është një fenomen social në Shqipëri gjithnjë e më shumë në rritje. Kur divorci ndodh në rastet kur çifti është i sapormatuar dhe nuk ka fëmijë është zgjidhja më e mirë e mundshme për psikologen Gejsi Ndoja.
E ftuar në emisionin e mëngjësit ?Ditë e Re? Ndoja është shprehur se në rastet kur çiftet kanë fëmijë gjërat agravohen. Sipas psikologes divorcet vijnë pasi gjërat nuk janë menduar mirë.
?Shoqëria jonë është një shoqëri që mundohet ti kapë gjërat me të shpejtë, pa i menduar mirë. Ne jemi një popull që kemi vuajtur shumë dhe mundohemi ti kapërcejmë gjërat jo me shkallë, jo ashtu siç duhet dhe jo duke i provuar por duke kapur gjithmonë majën. Ti mendohem do martohem, do bëhem me fëmijë dhe vjen një moment e thua nuk e paskam njohur mirë.?
Pra mosnjohja mirë e partnerëve është një shkak i divorceve. Psikologia shpjegon se faktorë të rëndësishëm janë kushtet sociale dhe ekonomike që po e dëmtojnë shumë shoqërinë shqiptare.
?Gjërat po ndryshojnë, kemi shumë njerëz të papunë, kemi njerëz që njerëz që nuk diagnostikohen qoftë edhe me depresion të lehtë.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rritet-numri-i-divorceve-ne-shqiperi-ja-shkaqet-kryesore/

Recommended