Parlament - Kryemadhi: Po e nis si motra, meqë motra e madhe me 13 motra është këtu

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke marrë nga shkasë nga deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama që e cilësoi LSI-në si ?motër?, e konsideroi Ramën si motër të madhe me 13 motra të tjera.
Kryemadhi: Po e nis si motra, meqë se motra e madhe ja ku është dhe ka edhe 13 motra të tjera. Këtë e them si në raportin politik, si në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë.
Ky njeri është peng. Nga ne është i lirë. Pse ka frikë ky zotëria nga fotot. Po të jetë burrë thotë po unë jam aty. Nuk e dija që ishte në kërkim. Kam dalë në foto dhe kërkoj ndjesë. Ky është një aktor i madh.
Ky do t?u marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët. Ky është! Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental. Dje pamë se si oligarkët ishin në protestë për TVSH-në. Shumë shpejt, kriminelët do të bëjnë protestë në shesh, duke thënë të largojmë shqiptarët, poshtë shqiptarët.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-po-e-nis-si-motra-meqe-motra-e-madhe-me-13-motra-eshte-ketu/

Recommended