Ora News - Kryemadhi: Zyshë Nikolla është dendur me ilaçe, do të iki po s'ia do "edi", Edit!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa e konsideroi sekt kriminal atë që drejton vendin, theksoi se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dëshiron të lërë postën, por nuk e lë kryeministri Rama.

Kryemadhi: Sot nga kjo foltore që është e kapur qartë nga një njeri i sëmurë dhe me probleme të karakterit të mendjes që çdo ditë e më shumë po i nxjerr.

Amendamentet e LSI-së për sa i përket ligjit të buxhetit dhe amendimit të ligjit të arsimit të lartë, nuk janë për këta këtu apo për atë që po bën shfaqje cirku që po e xhirojnë studentët nga mëngjesi deri në darkë, ishte për t'ju thënë ndërkombëtarëve që dialogu politik nuk është më në dorën e opozitës por në dorën e një të çmenduri.

Që për hir të së vërtetës, kjo doktoresha e shkencave këtu ia zhveshi të gjithë kallajin doktoreshës Mira Kacolli që ka mashtruar prej 20 vjetësh, Partinë Socialiste, shqiptarët dhe ndërkombëtar që kemi kryeministër një të çmendur. Duhet të kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do të drejtojë këtë vend.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-zyshe-nikolla-eshte-dendur-me-ilace-do-te-iki-po-sia-do-edi-edit

Recommended