Ora News - Rama tregon kush përfaqësoi peshqit e mëdhenj në kërkim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga viti ardhshëm çdo biznes i madh dhe i vogël do të jetë në skemën e TVSH.
Sot paradite para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama deklaroi se PD dhe LSI janë bërë front për të mbrojtur informalitetin.
?Ata që e konsumuan pushtetin e tyre duke përfaqësuar peshqit e mëdhenj në kërkim? tha Rama, janë bërë front për të mbrojtur informalitetin dhe jo bizneset e vogla siç pretendojnë?
Edi Rama: Do ta zhvillojmë këtë debat me opozitën e bërë front në mbrojtje të informalitetit lidhur me përfshirjen e të gjithë biznesit në skemën e TVSH.
Nuk është hap për të penguar e mbyllur biznesin e vogël në emër të të cilit flasin një zëri ata që e konsumuan pushtetin e tyre duke përfaqësuar peshqit e mëdhenj në kërkim por se Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka. As në rajon as në Europë nuk ka një vend tjetër me këtë hapësirë të lirë që bën të mundur që shumë kompani të mëdha ti shmangen detyrimeve të tyre duke përfshirë në skemën e shmangies shumë të vegjël. Të vegjlit që blejnë me TVSh shesin me TVSH.
Nuk diskutohet që duke filluar nga viti i ardhshëm çdo biznes i Shqipërisë do të funksionojë me TVSH. Nuk përbën rritje të barrës, biznesi i vogël do ta ketë taksën zero, por përbën një detyrim të çdokujt që merret me veprimtari ekonomike tregtare të njohë për zot Kushtetuën dhe ligjin. Ti njohë shtetit të drejtën për të marrë detyrimet që i takojnë popullit.
Na duhet luftë kundër korrupsionit në dogana, tatime e në çdo shkallë e nivel ku për fat të keq jemi ende sot mbrapa në raport me standardet që duhet të garantojmë
Edhe dje ambasadori i SHBA-së Donald Lu bëri një tjetër apel për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri.
?Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës.? ? Ambasadori Donald Lu

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-tregon-kush-perfaqesoi-peshqit-e-medhenj-ne-kerkim/

Recommended