Ora News –Politike - Deputetët e PD-se “ngujohen” disa orë në Kuvend, PS voton ligjet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca ka miratuar nën protestën e opozitës projektligjet e parashikuara në seancën parlamentare. Pas refuzimit të PS për të zhvilluar një debat mbi reformën zgjedhore, dhe deklaratës së Ruçit për të përjashtuqar Lulzim Bashën nga seanca, deputetët e PD-së kanë vendosur të qëndrojë para foltores, deri në përfundimin e punimeve. pavarësisht kësaj kryetari i Kuvendit ka vijuar procedurën.
Pas kësaj Lulzim Basha deklaron se në Kuvend po kthehet diktatura ndaj dhe opozitës i lind detyra të ftojë popullin të marrë në dorë parlamentin.
Basha: Javën e kaluar, Edi Rama i preu zërin dhe figurën Parlamentit. Sot urdhëroi ministrin e Sigurimit të Shtetit të aplikonte format e diktaturës komuniste për ti mbyllur gojën opozitës. Nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe njëherë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe, dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër, atëhere ka ardhur koha të themi të vërtetën troç; paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre.
Megjithatë Socialistet këmbëngulin se nuk shkelën asnjë rregullore dhe se nuk do të lejohet asnjë superdeputet
Balla: Koha kur Kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm ka mbaruar një herë e përgjithmonë dhe sot është rasti më i mirë për t?i thënë çdo deputeti që për sa i përket Rregullores së Kuvendit jemi të gjithë të barabartë nuk ka as deputete te vecante dhe as superdeputetë. Edhe mua si kryetar i grupit parlamentar më është ndërprerë fjala kur kam kaluar minutazhin që më takon.
Ndërsa Ruçi deklaroi se pavarësisht shkeljeve Nuk do të mblidhte byronë për të marrë vendim mbi Bashën.
Ruçi: Sa për sqarim, duke qenë që deputeti i ndëshkuar është për herë të parë, po kështu edhe për herë të parë deputet, njoftoj deputetët dhe opinionin publik që nuk po ushtroj kompetencën që më jep Rregullorja si kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit për të marrë masa akoma më të rënda për situatën e sotshme. Seancën e deklaroj të mbyllur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-thirrje-qytetareve-merrni-ne-duar-parlamentin-e-shqiperise/

Recommended