Top News - Politikë dhe futboll/ Kuqezinjtë “ngujohen” në Minsk

  • 4 years ago
Si të mos mjaftonte vështirësia për debutimin në Ligën e Kombeve këtë edicion, kombëtarja shqiptare do duhet të përballet edhe me një atmosferë të tendosur në kryeqytetin e Bjellorusisë për shkak të situatës politike.


Që prej zbarkimit në mbrëmjen e së mërkurës, futbollistët dhe stafi të kushtëzuar nga protestat në Minsk, por gjithashtu protokolli i rreptë shëndetësor prej pandemisë, kanë patur lëvizje të kufizuara dhe lëvizja e vetme është nga hoteli drejt ?Dinamo National Olympic Stadium? ku do luhet sfida mbrëmjen e së premtes.

Shqipëria e trajnerit Reja kuptohet si skuadër favorite për kreun e grupit për Ligën e Kombeve, por këtë do duhet ta fitojë në fushë. Problemet burokratike dhe kufizimet kanë reduktuar listën e teknikut që tani duhet të improvizojë formacionin.

Strakosha pritet të mos lëvizë nga porta ndërsa para tij do rreshtohen Veseli, Hysaj, Gjimshiti dhe Dermaku. në mesfushë Abrashi do garantojë kilometrat e nevojshëm ndërsa me të Gjasula dhe Bare, ndërsa ofensiva do t?i besohet Cikalleshit dhe Manajt, me përjashtim të surprizave të minutës së fundit.

UEFA përcaktoi dhe arbitrat e sfidës së Minskut, me kryesor suedezin Cristoffer Karlson.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Albania#Belarus#TopChannel

Recommended