“Ditë e Re” - Veliaj tregon kur është lodhur si Kryebashkiak dhe pse “refuzon” Kryeministrin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhe pse duket gjithmonë në formë dhe entuziast edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka momente kur lodhet nga puna e tij.
Në emisionin ?Ditë e Re? në Ora News me moderatoren Dajana Shabani, Veliaj rrëfeu se kur ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij si i pari i Tiranës.
Shabani: A ke menduar ndonjëherë ta lësh fare, je lodhur?
Veliaj: Ka disa herë që jo e kam menduar, por them: Ore ja vjen gjithë kjo punë? Po shikoja disa foto në mëngjes ku një nga sloganet shumë të bukura, I Love Tirana, në dy-tre vende ishte gjuajtur me grushtë. A ja vlen të bësh gjëra të bukura kur del një vandal, jam i sigurt që nuk ka inat Tiranën, thjesht thotë: T i gjuaj me grushtë ta shkatërroj.
Shabani: Mund ta ketë lënë e dashura?
Veliaj: Kuptoj por ne nuk jemi institucion terapeutik social. Për këtë kemi qendra sociale ku ka trajtim të veçantë. Përara ca ditësh përara Ministrisë së Ekonomisë një artist nga këta që po promovojmë kishte bërë një skulpturë, një valltar. Dikush e kishte kapur nga krahët mprapa skulpturën dhe i kishin ngelur krahët e allçisë në dorë. Megjithatë besoj se 99% e njerëzve duan të bukurën dhe rregullin dhe nuk do dekurajohem kur tek-tuk ndonjëri prej ndonjë stresi të vogël shkatërron qytetin.
E ndërsa bashkia e Tiranës mund të jetë një trampolinë që pse jo në të ardhmen ta shohim si Kryeministër të vendit, Veliaj ka këtë përgjigje:
Shabani: Po sikur të propozonin Kryeministrin çfarë do bëjë?
Veliaj: Kemi një Kryeministër që besoj do të jetë Kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë. Qytetit i kanë shkuar punët mirë kur ka pasur një kryetar bashkie të mirë dhe një kryeministër të mirë. Këto dy vite ky raport mes meje dhe Edit ka funksionuar në mënyrë përfekte. Të ndërronim këtë kombinim do të thotë se do të linim një hapësirë bosh. Unë e kam gjetur punën që dua unë. Kam bërë shumë punë në jetë nga fiqtë tek pazari i ri dhe tek bashkia dhe është puna që të përmbush më shumë. I kam thënë po kësaj pune dhe sa të duan të më votojnë dhe të duan që të shërbej në Tiranë do të vazhdoj të shërbej në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-tregon-kur-eshte-lodhur-si-kryebashkiak-dhe-pse-refuzon-kryeministrin/

Recommended