"Vjeshtë 2017" - Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës dhe Seksioni për Hetimin e Pastrimin e Parave dhe Asteve Kriminale.
Në kuadër të operacionit ?Vjeshtë 2017? për goditjen e grupeve kriminale është bërë ?sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.?
Policia thotë se kjo pasuri dyshohet se është përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e sekuestruara janë :
-Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2
-Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
-Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2
Tokë e sekustruar është në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2
Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara,pranë Ministrisë së Financave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-4-milione-euro-pasuri-nga-veprimtari-kriminale/

Recommended