Përplas dy makina dhe largohet, policia sekuestron një pushkë dhe dylbi (13.09.17)

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur në aksin Cerrik-Elbasan ku një makinë e cila drejtohej nga një i ri ka përplasur dy makina të tjera.
Gazetarja e ?Aldo Morning Show? raporton se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
?Djali që ka përplasur dy automjetet para tij është larguar dhe ka braktisur mjetin. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë tip pushkë në të cilën ishin montuar dylbi? tha korespondentja.
I riu është shpallur në kërkim, por nuk dihet identiteti i tij.

Recommended