VMRO-DPMNE kundër Gjuhës Shqipe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dite me pare, lideri i LSDM-se ne Maqedoni, Zoran Zaev, premtoi se nese do te vije ne pushtet Gjuha Shqipe do te përdoret ne te gjitha institucionet e vendit, por kjo deklarate nuk eshte pritur mire ne radhët e VMRO-DPMNE te ish-kryeministrit Gruevski. Nje prej deputeteve te kesaj force politike, është shprehur kundër përdorimit te shqipes, ndonëse ajo ne Kushtetute është gjuhe e dyte zyrtare ne Maqedoni e vendosur sipas Marrëveshjes se Ohrit.Ilija Dimovski: VMRO-DPMNE është kundër dygjuhësisë ne gjithe territorin e Maqedonisë. Barazimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe eshte absolutisht i papranueshëm, pasi sulmohet Kushtetuta e vendit dhe fillon nje proces i rrezikshme, qe mund te çoje ne ndarjen e Maqedonisë.Dimovski deklaroi se Zaev eshte i dëshpëruar per shkak te mbështetjes e ulet ne radhët e maqedonasve dhe po ben tregti me interesat kombëtare. Ne baze te ligjit qe rregullon çështjen e përdorimit te gjuhëve ne Maqedoni, Gjuha Shqipe eshte e përcaktuar si gjuhe zyrtare, por shqiptaret gjithnje kane shprehur shqetësim se te drejtën per te folur shqip nuk mund ta ushtrojnë gjate komunikimit me institucionet shtetërore.

Recommended