Ora News - Brnabić: S’besoj që Serbia do njohë Kosovën. Ka dhe një apel për ndeshjen

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse në proçes dialogu me një kryeministre të re, Ana Brnabi?, kryeministrja e Serbisë nuk beson se Serbia do ta njohë ndonjëherë shtetin e Kosovës.
Në një intervistë për Ora News, Brnabi? tha se vendet duhet të përqëndrohen në integrimin rajonal dhe njëkohësisht të përparojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Ana Brnabi?: Unë besoj që dialogu do të vazhdojë, Serbia është aty, unë jam këtu për të vazhduar këtë proces. Le të shohim nëse mund të bëjmë cilësinë e jetës së qytetarëve sa më të mirë që të jetë e mundur. Nuk besoj se njohja e Kosovës ka ndodhur por është bërë thirrje për dialog mes vendeve për një marrëdhënie më të mirë për të ardhmen. Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë.
Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skëndërbeut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brnabic-sbesoj-qe-serbia-do-njohe-kosoven-ka-dhe-nje-apel-per-ndeshjen/

Recommended