Top News - Diplomati për Serbinë/ S`ka ç`bën, do ta njohë Kosovën!

  • 3 years ago
Ish-Ministri i jashtem suedez, Carl Bildt në një intervistë për mediane bhsonjake online politicki.ba, thote se është e pashmangshme që Serbia ta njohë Kosovën. .?Dikur, do të duhet ta njohë. Në një moment, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pati forcën për një vendim të tillë, por e humbi atë moment. Sidoqoftë, ai e di se ky është çelësi i rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Europian?, citohet të ketë thënë Bildt. Mediat ne Kosove kujtojnë se diplomati suedez aktualisht është bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, një organizatë jo-qeveritare me ndikim e përfshirë në reflektimin e politikës së jashtme. Ai mendon se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara më në fund kanë filluar të punojnë së bashku, por është i mendimit se perspektiva europiane e rajonit ende mbetet larg. Bildt foli edhe për situatën e krijuar me presidencës së Bosnjës, Milorad Dodikun, i cili rrëzoi me votën e tij njohjen e Kosovës nga vendi I vet. ? Kosova është shtet i pavarur e për këtë nuk ka kthim. Dodiku është i vetëdijshëm se nuk ka asgjë sa i përket pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës. Këtë gjë madje as Serbia nuk do ta pranonte?, ka theksuar Bildt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Diplomati#TopChannel

Recommended