Report TV - Ish-të dënuarit, kush përjashtohet nga dëmshpërblimi/ Rregullat
  • 6 years ago
Ministria e Financave vijon dhënien e kësteve të dëmshpërblimit për trashgimtarët. Kur ka kaluar 8 muaj nga miratimi i buxhetit të ri, ende nuk është mbyllur dhënia e këstit të parë dhe të dytë.

Burime të gazetës nga Ministria e Financave bëjnë me dije se procesi ka ecur me ritme të ngadalta për trashgimtarët. Problem mbetet fakti se një sërë dosje të trashgimtarëve që duhet të përfitojnë dëmshpërblimin, nuk janë të plota, duke bërë që të mos përfitojnë këstin e parë ose të dytë.

Kjo ka bërë që Ministria e Financave t?ju lerë një afat 3 mujor trashgimtarëve për të dorëzuar dokumentat, por edhe në këtë rast, dosjet nuk janë plotësuar. Trashëgimtarët nëse nuk dorëzojnë kërkesën për përfitmin e këstit të radhës, atëherë humbasin të drejtën të dëmshpërblehen me buxhetin e këtij viti dhe duhet të presin fazën tjetër.

Por dhënia e kësteve për trashëgimtarët ka ngecur edhe për faktin se vetëm 30% e buxhetit shkon për dëmshpërblimin e tyre, ndërsa 70% shkon për ish të përndjekurit që janë gjallë. Ndërkohë pa përfunduar dhënia e këstit të parë dhe të dytë nuk do të nisë procesi i dëmshpërblimit për këstin e tretë.
Recommended