Befason Aleksandër Vuçiç: Zgjidhje kompromisi për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka befasuar sërish me deklaratat e tij ne raport me Kosovën, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për televizionin serb ?Pink TV?, ai është shprehur se është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromisi, qe do te ishte e pranueshme nga te dyja palët.

?Nëse e krijojmë një bosht të paqes dhe të stabilitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike.?

Presidenti serb njoftoi se në shtator do të përpiqet të institucionalizojë dialogun e brendshëm me Kosovën. Sipas Vuçiç, ka ardhur koha qe ne të gjitha forumet te diskutohet dhe vendoset jo për të kaluarën, por për të tashmen dhe të ardhmen e dy vendeve.

?Është me rëndësi që të kemi marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe t?i ndërrojmë ato një herë e përgjithmonë, që të mos mbajmë një konflikt të ngrirë. Shpresat e mia nuk janë të mëdha, por ekzistojnë?.

I pyetur se si do të jetë reagimi i popullit serb në lidhje me Kosovën, ai është shprehur se është i vetëdijshëm, që çfarëdo kompromisi të bëhet, qëndrimet janë të ndara në dy grupe, ata që e gjykojnë të drejtë që Kosova t?u dorëzohet shqiptarëve dhe ata që nuk e duan këtë gjë. I ndërgjegjshëm se jo të gjithë janë të gatshëm të dëgjojnë gjithçka, Aleksandër Vuçiç, tha se i di se cilat janë pasojat personale e politike.

Recommended