Vdekja e ruses, gjenden gjurmë flokësh në një mjet lundrues - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria nisi hetimet për vdekjen e 15-vjeçares Ksenia Roik, turistja ruse, e cila humbi jetën mesditën e së premtes në zonën e Ksamilit. Vajza ndodhej atje së bashku me nënën e saj për pushime. Burime pranë organit të akuzës thanë se po hetohen të dyja pistat, ajo aksidentale ne det, por edhe mundësia e goditjes nga ndonjë mjet lundrues konkretisht skaf me motor. Për këtë policia shoqëroi disa persona, të cilët kanë në zotërim mjete të tilla ndërsa hetuesit kanë gjetur dhe disa gjurmë kryesisht të ngjashme me flokë. Ende nuk dihet nëse ato janë gjetur në njërin prej mjeteve lundruese, por pritet ekspertimi i tyre. Por ajo që e bën më të vështirë hetimin e Prokurorisë është prishja e pajisjes së ekspertimit në laboratorin e policisë. Burimet thanë se ndoshta ajo mund t?i rikthehet punës pas 3 ose 4 javësh, çka do të bënte të pamundur ekspertimin e gjurmëve të gjetura dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas verifikimeve të para në spitalin e Sarandës në trupin e 15-vjeçares dukeshin qartazi dëmtime në krah, sup dhe kokë. Dyshimet janë se vajza ose është dëmtuar nga ndonjë rrëzim në shkëmbinj, ose është goditur nga ndonjë mjet lundrues.

Recommended