Report TV - Tronditet Durrësi, djali i dehur vret me çifte nënën dhe babain

  • 7 years ago
Krimi brenda familjes trondit Durrësin, djali vret nënën dhe babain.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj enjte në zonën e njohur si Xhafzotaj.

Ali dhe Jenije Nika, të dy 75-vjeç, me origjinë nga Dibra, janë qëlluar për vdekje me armë gjahu çifte nga djali i tyre Leo Nika, 32-vjeç.

Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre i cili mësohet të ketë qenë i dehur. Ai ka qëlluar disa herë mbi dy prindërit, duke i lënë të vdekur në vend.

Recommended