Ora News - Aksident në Korçë - Makina me targa greke del nga rruga, 5 të plagosur

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë persona janë plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Zvezdë.
Policia sqaron se një automjet tip ?Nissan? me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rruga.
?Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore?, informon policia e Korçës.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/makina-me-targa-greke-del-nga-rruga-5-te-plagosur/

Recommended