Ora News – Ja kush janë 5 gjyqtarët që do shqyrtojnë ankimimin e PAP

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përcaktohet trupa gjyqësore që do të shqyrtojë ne kolegjin zgjedhor ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për listat e kandidatëve për deputetë.
Shorti i hedhur ne mesdite ne gjykatën e Apelit ka përcaktuar ne kolegjin gjykues Sotiraq Lubonjën, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja, Lindita Sinanaj dhe Tomor Skreli.
Ndërsa relator të çështjet goglat kanë shortuar gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili do të ketë në dorë fatin e kërkesës së PAP për kërkesën e tyre lidhur me rrëzimin e listave të kandidatëve.
Ndërkohë, gjyqtari Gjin Gjoni do të jetë sërish pjesë e trupit gjykues. Një ditë më parë ai shorti percaktoi si relator i padisë së depozituar nga Partia Agrare Ambientaliste, pikërisht për rrëzimin e listave të kandidatëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-kush-jane-5-gjyqtaret-qe-do-shqyrtojne-ankimimin-e-pap/

Recommended