Ora News – Start-Up Albania 2017, shpallen 5 fituesit e konkursit nga 77 garues

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Delegacioni i Bashkimit Europian përmes Rrjetit të Informimit të BE në Shqipëri ka shpërndarë përmes një ceremonie çmimet per 5 fituesit e konkursit Start-UP Albania 2017, konkurs që synon forcimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Ambasadorja Romana Vlahutin garantoi se BE do të mbështesë sipërmarësit e rinj.
Në ditën e Europës, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes rrjetit te informimit te BE si edhe ne bashkepunim me institucione te tjera ka shpallur 5 fituesit e konkursit Start Up Albania 2017.
E pranishme ne ceremonine e ndarjes se çmimeve, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se në Shqipëri sipërrmarësit e rinj hasen me mungesën e financimeve ndërsa garantoi mbeshtetjen e BE ndaj ideve dhe siperrmarjeve te reja.
Vlahutin: Në Shqipëri është ende e vështirë për Start Up-e dhe një nga pengesat është mungesa e financimeve. Për periudhën 2014-2020, fondet të cilat janë përcaktuar nga fondet IPA për Shqipërinë në fushën e konkurueshmërisë janë rreth 50 milion euro, ndërsa 7 milion euro janë parashikuar për inovacionin. Ne do të sjellim nga BE specialistë të cilët do tu ndihmojnë të gjeni rrugën e suksesit. Ju lutem, jinni kurajoz dhe mos hezitoni të trokisni në dyert tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/start-up-albania-2017-shpallen-5-fituesit-e-konkursit-nga-77-garues/

Recommended