Përfundon gara, shpallen sonte në 21:00 fituesit e Albania Open - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Do të kulmojë me një mbrëmje gala edicioni i 17-të i Albania Open. Kompeticioni më i rëndësishëm i aeronautikës në Europë do të shpallë fituesit pikërisht në një ceremoni të veçantë, ku do të marrin pjesë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe shumë personalitete nga bota e politikës, sportit, artit e kulturës në vendin tonë.
Një eveniment i cili për të 11-in vit rradhazi pati mbështetjen mediatike të RTV Ora News, që nëpërmjet stafit dhe gazetarëve mbuloi të gjitha zhvillimet e një sporti që pasqyron më së miri të gjitha vlerat dhe mrekullitë e rivierës shqiptare, ashtu si pak herë shfaqen, nga qielli.
115 pilotë, ndër të cilët 12 femra, nga të gjitha vendet e botës garuan dhe sfiduan njëri-tjetrin për të përcaktuar se kush do të ishte mbret ose mbretëreshë e lartësive.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-gara-shpallen-sonte-ne-2100-fituesit-e-albania-open/

Recommended