Nderohen dëshmorët - Nishani, Meta dhe Rama bashkë në memorialin ‘Nënë Shqipëri’

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut, ka bërë bashkë krerët më të lartë të shtetit. Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosën kurora me lule përpara memorialit ?Nënë Shqipëri?, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.
Ceremonitë do të vazhdojnë gjatë ditës, ku kryeministri Rama ka parashikuar një drekë me veteranët e luftës, ndërsa kryetari i LSI Petrit Vasili sëbashku me të rinjtë e LRI vendosën kurora me lule te busti i Qemal Stafës. Opozita ka qëndruar jashtë këtyre aktiviteteve.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i riu komunist, aktivist i Luftës Nacional Çlirimtare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-meta-dhe-rama-bashke-ne-memorialin-nene-shqiperi/

Recommended