Report TV - Rikthehet piktori Zihni Veshi sot ekspozita në galerinë kombëtare

  • 7 years ago
TIRANE-Piktori i njohur Zihni Veshi rikthehet pas shumë vitesh në Galerinë Kombëtare të Arteve me ekspozitën ?Përtej të Figurshmes?.

Artisti prej vitesh jeton e punon në New York, ndërsa për periudhën që ka krijuar në Shqipëri, Galeria Kombëtare e Arteve ka në arkivin e saj disa vepra të tij.

I njohur si një nga piktorët më të mirë në periudhën e realizmit socialist, Zihni Veshi, ndryshe nga shumë piktorë të tjerë ka një stil që i qëndron kohës. Ai shprehet se arti i tij nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh mes dy periudhave.

?Nuk është vetëm ndryshimi i realitetit por edhe ndryshimi i artistit, është më e rëndësishme kjo drejtimi që merr, si artist krijohet në vetvete, do të thotë kryesorja është zhvillimi i artistit, më pas janë rrethanat e tjerë, janë rrethana ndihmuese, në rastin tim janë shumë ndihmuese të jetuarit në New York. Ky është avantazh, është avantazh për atë që sheh esencialet tek mua, siç është e njëjta gjë që ka qenë në periudhën e parë?, tha Zihni Veshi

Recommended