Veprat e Kolë Idromenos ekspozohen në Galerinë e Arteve, studiuesit: Është piktori më i rëndësishëm

  • 5 years ago
eta e Kolë Idromenos do të ishte e mbushur me skica, libra edhe projekte arkitekturore që në vegjëli. Edhe kështu gradualisht ai do të ushqehej që fëmijë me dëshirën për të shijuar magjinë e librave dhe të vizatimit në letër. Këto elementë që do ta shoqëronin gjatë gjithë krijimtarisë së tij artistike, për herë të parë, i gjejmë të gjitha së bashku të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita e Kolë Idromenos vjen nën kurimin e drejtorit të këtij institucioni, Erzen Shkololli, i cili mendon se ekspozita retrospektive e këtij artisti nuk ka nevojë për shumë fjalë.

?Mendoj se është një nga figurat më të spikatura të artistëve shqiptarë në përgjithësi, në pikturë, vizatim, muzikë, arkitekturë besoj se është figura me e kompletuar në artin shqiptar. Në këtë ekspozitë nuk shikojmë vetëm ?Motrën Tone?, por të gjithë miqtë edhe familjarët, që vijnë të restauruara edhe me një tjetër vizibilitet?, shprehet drejtori i GKA-së, Erzen Shkololli.

Disa nga tablotë që janë ekspozuar që në hyrje të ekspozitës, janë ?Autoportret?, ?Portreti i së shoqes?, ?Portret i Mati Kodhelit? dhe ?Motra Tone?, ?Dasma Shkodrane? dhe ?Dy rrugët?.

?Ky është autorproteti i Kol Idromenos, që për mendimin tim është artisti më i rëndësishëm në artin shqiptar, sepse me të nis realizimi. Në disa nga veprat që janë kyçe në galeri, shikojmë se sa e rëndësishme kjo figurë shumëdimensionale, si muzikant, arkitekt, skulptor edhe fotograf, duke i lënë kulturës shqiptare vepre me vlerë... Mati Kodheli ka qenë shok fëminie i Kol Idmromenos, por ka qenë edhe një ndër fotografët e parë. Idromeno punoi në studion e Marubëve. "Portreti i Mat Kodhelit" është portreti i parë që ka bërë Kol Idromeno, sepse ka vitin 1881, ndërsa "Motra Tone" në 1883. Por Motra Tone është quajtur e para, se është portret i një epoke, i një kohe?, vijon studiuesja Laperi.

Në vitin 1886, Kolë Idromeno fillon aktivitetin e vet fotografik, duke hapur studion e dytë në Shkodër të quajtur ?Dritëshkronja e Kolës?. Studiuesi i fotografisë Zef Paci na rrëfen se në qasjen e tij ndaj fotografisë, Idromeno reflekton një fjalor kulturor të mbështetur në pikturë edhe në letërsi.

Por falë pasionit për të udhëtuar në natyrë, Kolë Idromeno krijoi edhe një koleksion të pasur dhe të larmishëm. Prandaj etnografja, Afërdita Onuzi na shpjegon se në punët e tij gjejmë aspekte të jetës shpirtërore, si zakone e tradita të jetës familjare që praktikoheshin në qytetin e Shkodrës.

Ekspozita retrospektivë e Kolë Idromenos do të qëndrojë hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Recommended