Tusk, vizitë në Shkup për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa kriza politike në Maqedoni nuk po gjen zgjidhje, ndërkombëtarët vazhdojnë përpjekjet që palët të dalin nga ngërçi dhe të krijohet qeveria e re. Këtë të hënë në Shkup mbërrin kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk. Në axhendën e tij ka të planifikuar vetëm një takim, atë me presidentin Gjorgje Ivanov, që do të mbahet në orën 14.00. Takimi do të pasohet nga një deklaratë për mediat dhe më pas një drekë pune. Tusk do të tentojë të bindë kreun e shtetit që t?i japë mandatin liderit të opozitës Zaev për qeverinë. Vizitat e mëparshme në Shkup të shefes se diplomacisë se BE, Mogherini dhe komisionerit për Zgjerimin Hahn, nuk kanë sjellë ndonjë rezultat, por BE ka kërcënuar Maqedoninë edhe me sanksione nëse nuk gjen rrugëzgjidhje për situatën. E ndërsa Tusk mbërrin në Shkup, kuvendi është mbledhur sërish për të vijuar seancën konstituive. Megjithatë, skenari mbetet ai i javës së shkuar, pasi 51 deputetë kanë kërkuar të mbajnë fjalën. VMRO-DPMNE po përdor strategjinë e bllokimit të zgjedhjes së kryetarit përmes diskutimeve të shumta.

Recommended