Johanes Han vizitë në Shkup për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han ndodhet ne Shkup per t?u njohur me progresin e bisedimeve mes palëve politike dhe nxitjen per zbatimin e plote te marrëveshjes se 2 qershorit. Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian është takuar fillimisht me kryeministrin Gruevski. Ky i fundit është shoqëruar nga ministri i jashtëm Popovski dhe zv/Ministrja e Drejtësisë Viljana Boshkovski. Më pas, Han ka pritur në takimet e ndara krerët e tjerë dhe në orën 18 është mbajtur tryeza e përbashkët e Zaev, Gruevskit, Thaçit e Ahmetit. Në këto bisedime, Han është njohur me marrëveshjen për komisioni shtetëror zgjedhor dhe votimin e Diasporës. Në takim, shqyrtohen dhe kandidaturat për postin e Ministrit të Brendshëm, ku emri më i përfolur është Lazo Velkovski nga LSDM-ja. Takimeve në Shkup i është bashkuar dhe ambasadori amerikan Xhejms Bejli. Klasa politike në Maqedoni ka nënshkruar një pakt për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në prill të vitit 2016. Tre muaj para organizimit të procesit zgjedhor, kryeministri Gruevski do të japë dorëheqjen dhe vendi do të drejtohet nga një qeveri teknike deri në zgjedhjeve te parakohshme te 24 prillit.

Recommended