Rama vizitë zyrtare në Zvicër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reformat e qeverisë shqiptare kanë marrë mbështetjen nga qeveria e Zvicrës. Presidentja e Konfederatës Doris Leuthard, në takimin me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi reformat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe realizuar në këto tre vite, duke veçuar si shumë të rëndësishme reformën në drejtësi. Nga ana e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se reforma në drejtësi, duke filluar me vettingun, është strategjike, me rëndësi të shumëfishtë për sundimin e të drejtës, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e gjithhershëm që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë, posaçërisht për suksesin e reformës administrativo-territoriale. Gjatë takimit u theksuar fakti se Shqipëria dhe Zvicra angazhohen për të çuar përpara marrëdhëniet dhe zgjeruar fushat e bashkëpunimit. Rama dhe Leuthard diskutuan për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh dhe çuarjen përpara të tij në fusha me interes të veçantë për vendin si energjia, turizmi dhe arsimi profesional. Në përfundim të takimit, në prani të Kryeministrit Rama dhe Presidentes Leuthard u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, në fushën e arsimit profesional dhe ajo për zhvillimin rajonal. Vizita e Ramës në Zvicër, është e para një kryeministri shqiptar në Zvicër, që pas vitit 1990.

Recommended