Ora News – Tahiri: Nuk duam një koalicion për të fituar dhe për të mbledhur vota

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me banorë të Paskuqanit, ku ka deklaruar se Partia Socialiste nuk dëshiron një koalicion për të mbledhur vota apo për të fituar, por për të punuar.
Tahiri: Ne nuk duam një koalicion për të fituar, ne duam një koalicion për të punuar. Ne nuk duam një koalicion për të mbledhur vota, ne duam një koalicion për të punuar pas 18 qershorit bashkë me shqiptarët për Shqipërinë që duam. Ca duan çadrën në pushtet, ca e duan në tavolinë. Askush nuk do përgjegjësi për të bërë punë, askush nuk jep llogari për atë çfarë nuk ka bërë.
Ish-ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu se qeverisjen e ardhshme e vendosin qytetarët dhe jo korridoret e politikës së madhe.
Tahiri: Bëni gabim të mendoni se qeverisja e ardhshme vendoset në korridoret e politikës së madhe. Bëni gabim të mendoni se gjithçka vendoset atje tek korridoret e politikës së madhe që ju del tek televizori, herë me llum, herë me sharje, herë me akuza. Jo! Qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo kuti votimi. Qeverisja e ardhshme përcaktohet në çdo familja. Qeverisja e ardhshme përcaktohet në çdo rrugë. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, jo korridoret e politikës së jashtme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-nuk-duam-nje-koalicion-per-te-fituar-dhe-per-te-mbledhur-vota/

Recommended