Sot në koalicion me LSI dhe PDIU/ Basha në 2017: Parti tepsie të korruptuara, blejnë vota

  • 5 years ago
Nënshkrimi i marrëveshjes së opozitës së re duket se është një tjetër skenë e politikës së gënjeshtërt të 28 viteve. Teksa sot Basha shtrëngoi duart me Kryemadhin dhe Idrizin vetëm 18 muaj më parë nënshkruajti një tjetër marrveshje me Ramën që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në atë kohë Basha zotohej se nuk do të bënte kurrë Pazar me LSI?, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.

A është i besueshëm një politikan, i cili në më pak se 18 muaj përmbys tërësisht bindjet e tij? Kjo është sfida kryesore, me të cilën duhet të përballet tani Lulzim Basha. Pasi mohoi zgjedhjet e vitit 2017, të cilat një vit e gjysmë më parë i kishte garantuar publikisht falë marrëveshjes parazgjedhore me Edi Ramën, që i dha PD-së kontrollin e gati të gjithë qeverisë dhe të Komisionit Qendror Zgjedhor, sot lideri i PD ka nënshkruar një koalicion me LSI-në dhe PDIU-në, duke përgënjeshtruar kështu një tjetër bindje, të shpallur vazhdimisht gjatë fushatës elektorale të qershorit 2017, kur kishte siguruar se nuk do të bënte ?kurrë koalicion apo pazar me LSI-në?, të akuzuar, bashkë me PDIU-në, se ishin pjesë e tepsisë së qeverisë.

Po çfarë mendonte Lulzim Basha për klimën elektorale në qershor të 2017-ës, para se rezultati i zgjedhjeve të certifikonte disfatën e tij?

Por çfarë mendonte Lulzim Basha vetëm 18 muaj më parë për LSI-në dhe PDIU, me të cilën sot ka njoftuar në mënyrë solemne një koalicion të ri?

Republika e re do të triumfojë në 25 qershor. Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër. Rama do të japë llogari për dështimin total.

"Edhe LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari ?bli klyshë e shit qen? nuk do ecë me PD"..

Kanë kaluar më pak se 18 muaj dhe Lulzim Basha ka ndryshuar mendim për gjithshka. A mund t?i besojnë atij ambasadorët dhe aleatët? Por, mbi të gjitha, a ia fal elektorati?

Recommended