Report TV - Prezantohet plani urbanistik Veliaj: Frymëzim nga Italia

  • 7 years ago
Plani i Përgjithshëm Vendor që u miratua në fund të dhjetorit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që ta shndërrojë Tiranën sikurse u transformua edhe Pazari i Ri.

Në fjalën e mbajtur në konferencën me temë ?Të jesh qytet sot?, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga dy homologët italianë, kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella dhe ai Veronës, Flavio Tosi, theksoi se shumë nga konceptet e projektet që propozon Tirana030 janë po aq transformuese e po aq inovative.

?Natyrisht, do të ngjallim shumë diskutim, debat, kritika e padyshim edhe baltë, sepse këtu balta s?mungon kurrë. Por rezultati i zbatimit të këtij plani është një transformim po aq i thellë i Tiranës sa edhe i Pazarit të Ri. PPV është sot në hapat e fundit drejt miratimit në KKT. Por puna për zbatimin e shumë prej projekte ve dhe shtyllave të Planit tashmë ka ecur mjaft përpara. Transformimi ka filluar. Masterplani për zhvillimin e zonës, e cila do të ketë një studim të veçantë brenda PPV, do t?i hapë rrugë zhvillimit të kësaj poliqendre të re të Tiranës, e para ku është investuar fillimisht në infrastrukturë, kanalizime, gjelbërim e hapësirë rekreacionale, përpara se t?i hapet rrugë zhvillimit?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se përfundimi i tre projekteve, Pazarit të Ri, Sheshit Skënderbej dhe Bulevardit të Ri, i shtojnë kryeqytetit jo vetëm tre hapësira zhvillimi, por edhe tre hapësira që do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe shëndetin e qytetit.

Recommended