Nikoliç mbledh Këshillin e Sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thirrur nje mbledhje te posaçme te Këshillit te Sigurisë Kombëtare per Kosovën. ?Mbledhja zhvillohet pas rezolutës se miratuar ne Kuvendin e Kosovës per te pezulluar dialogun ne Bruksel,? njofton presidenca serbe. Nikolic e ka kërkuar mbledhjen e Këshillit te Sigurisë edhe per krijimin e Forcës se Sigurisë se Kosovës, qe sipas deklaratës se presidencës, është nje proces antikushtetues, te cilin Prishtina synon ta realizoje edhe pa mbështetjen ndërkombëtare. ?Presidenti dhe qeveria e republikës se Serbisë ne 5 vitet e fundit janë përpjekur te bejne gjithçka per te garantuar paqen dhe stabilitetin ne rajon. Por veprimet e fundit te Kosovës përbejnë kërcenim per status-quone, prandaj presidenti vendosi te thërresë Këshillin e Sigurisë,? argumenton presidenca serbe. Me herët, edhe kryeministri Vuçic i ka bere thirrje Prishtinës te mos ndërmarre veprime te njëanshme dhe antiligjore, duke iu referuar transformimit te FSK-se nga force civile ne ushtarake.

Recommended