Report TV - Qendra Kombëtare e Urgjencës Rama:Më 3 prill,në gjithë vendin

  • 7 years ago
TIRANË-Keni nevojë për ndihmë? Mund të telefoni tek Qendra e Komandës dhe Kontrollit të Urgjencave dhe ndihma mjekësore nuk do të vonojë.

Kjo qendër është përuruar sot nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kryeministri Edi Rama.

?Cdo telefonatë gjen akses tek operatori dhe operatorët dinë të marrin jo vetëm telefonatën por dhe të japin në kohë reale. Nga 3 Prilli ky sherbim do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë?, tha Rama teksa e prezantoi kete Reforme duke shpjeguar dhe se ku do ti duhet qytetarit te telefonoje.

"Reforma e Urgjencës Mjekësore garanton një ndryshim rrënjësor dhe të vonuar 25 vjet - Për më pak se një muaj (pas kësaj periudhe testimi/kolaudimi), Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, me trurin e instaluar elektronik, do të marrë thirrjet në kohë reale nga i gjithë vendi dhe do të komandojë e koordinojë lëvizjet e autombulancave e të ekipeve mjekësore, në gjithë territorin. Shkurtim drastik i kohës së shërbimit, monitorim elektronik i lëvizjes së mjeteve, raportim në kohë reale i kryerjes së çdo shërbimi urgjence sipas minutazheve të përcaktuara. Dy numra FALAS, 112 dhe 127, do të jenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe çdo thirrje do të përpunohet në çast".

Recommended