Nesër në Tiranë - Mogherini takim me Ramën, Metën dhe Nishanin. Jo me Bashën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Federika Mogherini do të jetë nesër në Tiranë në një vizitë zyrtre. Në axhendën e bërë publike, Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Europian do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministrin Rama, Presidentin Nishani dhe krerët e grupeve parlamentare të kuvendit. Ndërkohë burime nga PD bëjnë me dije se nuk do të ketë takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili po udhëheq protestën dyjavore në bulevard, pasi nuk ka pasur kërkesë nga stafi i Mogherinit. Por zyrtarja e BE do të zhvillojë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat dhe nënkryetarin e këtij grupi, pas takimit me Metën.
Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të vizitojë të premten në 3 mars Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mogherini-takim-me-ramen-meten-dhe-nishanin-jo-me-bashen/

Recommended