Brenda çadrës së protestës, Basha: Nuk tërhiqemi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas entuziazmit te fjalimeve te para dhe përpjekjeve per te ngritur çadren, situata është bere me e qete ne sheshin para kryeministrisë. Pjesa me e madhe e protestuesve eshte larguar dhe brenda çadres janë strehuar vetëm demokratet qe do te qëndrojnë këtë mbrëmje para kryeministrisë. Vete kryetari i PD Lulzim Basha ka lëvizur brenda çadres, ka takuar mbështetësit e tij, ka bere fotografi me ta e për Vizion Plus shprehet i bindur se kjo lëvizje e opozitës, do te ketë sukses. Ne krah te PD janë edhe aleatet, kryerepublikani Fatmir Mediu është një prej atyre qe besojnë se protesta funksionon. Brenda çadres janë vendosur stola per t?u ulur njerëzit, nje kënd per te shërbyer kafe e ujë: gjithçka per te lehtësuar qëndrimin e gjate ne sheshin para kryeministrisë. Mes tyre është edhe bashkëshortja e liderit demokrat. Menjëherë pas përfundimit te fjalimit te kryetarit Basha, ndërsa te rinjtë e PD ngrinin çadrën, deputetet dhe drejtuesit e PD filluan punën per hartimin e listave me njerëzit qe do te qëndrojnë para kryeministrisë, pasi është parashikuar qe qëndrimi te jete me turne per te shmangur lodhjen e per te mos e lënë te zbrazet sheshin e protestës.

Recommended