Top News - ‘Pika, nga e cila nuk tërhiqemi’!/ Basha me aleatet

  • 3 years ago
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit edhe pse janë ende larg, nuk i ka penguar partitë politike të nisin takime e të vendosin pikat mbi marrëveshje të mundshme, bazuar edhe në hapësirat që u lejon kodi zgjedhor, qoftë për listat, apo koalicionet.
Në kampin opozitar, duket se zhvillimet janë edhe më të shpeshta. Pasditen e kësaj të marte, kryeopozitari Lulzim Basha zhvilloi një takim me krerët e partive aleate, me të cilët, sipas burimeve diskutoi kërkesat dhe propozimet e deritanishme në Këshillin Politik, por edhe pikën nga e cila nuk kanë asnjë tërheqje dhe që bëhet fjalë për listat e hapura në masën 100 për qind, madje duke tentuar për këtë edhe një mendim nga OSBE/ODIHR.
Temë diskutimi dhe që ka tensionuar skenën politike ditët e fundit mbeten ndryshime kushtetuese që mazhoranca do që t?i reflektojë në Kodin Zgjedhor. Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore mos hiqen, teksa PS ka në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore por lejimin e atyre me listë të përbashkët, si dhe prag zgjedhor 3 për qind.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#TopChannel

Recommended