Report TV - Veliaj: "Tirana Art Fest" ka hequr të rinjtë nga kafet, i ka kthyer drejt artit

  • 7 years ago
TIRANE-Për herë të parë, ?Tirana Art Fest? ka nisur audicionet e saj edhe në gjimnazet në periferi të kryeqytetit.

Në ndryshim nga viti i parë, ku audicionet u organizuan vetëm në gjimnazet kryesore të Tiranës, këtë vit, të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç të gjimnazeve të njësive administrative që i janë shtuar së fundmi Bashkisë së Tiranës, si Baldushku, Farka, Kashari, Peza, Vaqarri, Shëngjergji, Ndroqi, performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, TAF është menduar që të organizohet këtë vit edhe në zonat rurale, për t?u dhënë të gjithëve shansin që të provojnë veten.

Veliaj theksoi se askush nuk duhet të ndihet i disavantazhuar për shkak të zonës ku ai banon. Ai u shpreh se ?Tirana Art Fest? është edhe një mënyrë për t?i përfshirë të rinjtë në aktivitete kulturore, duke i larguar nga fenomenet negative të shoqërisë.

Recommended