Ora News – KED, Xhafaj: Llalla dhe KLD-ja shkelën Kushtetutën për kandidatët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një memoje të siguruar nga Ora News, thekson se kandidatët e përzgjedhur nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimet në Këshillin e Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës.
Ai thekson në letër, se edhe vetë rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë më 27 janar 2017, është i tillë.
Memoja i është drejtuar kreut të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në dijeni është edhe Presidenti i Republikës si dhe kryetari i Kuvendit. Bëhet fjalë për shortin e zhvilluar më 27 janar 2017 nga Kuvendi i Shqipërisë.
?Referuar këtij njoftimi, por edhe asaj çfarë është dokumentuar dhe bërë publike në lidhje me këtë procedurë, më rezulton se procesi i përzgjedhjes së listave të kandidatëve nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës dhe, për rrjedhojë, edhe vet rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë?, shkruan Xhafaj.
Sipas Xhafaj, kriteret e parashikuara në ligj, si Shkolla e Magjistraturës, nuk zbatohet në krijimin e këtij Këshilli për herë të parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ked-xhafaj-llalla-dhe-kld-ja-shkelen-kushtetuten-per-kandidatet/

Recommended