Ora News – Mjeti përplaset me kamionçinën në Vaun e Dejës, vdes 49 vjeçari

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 49 vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor në segmentin Shkodër ? Vau Dejës, në fshatin Stajka.
Edmond Lisi po udhëtonte me automjetin tip ?Skoda? me targë AA 632 HK kur është futur në parakalim, por pikërisht në këto momente ai është përplasur me një kamionçinë me targë AA 945 LO.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës ndërsa drejtuesi i saj, 49 vjeçari Lisi mori plagë të rënda. Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se nuk i ka rezistuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës.
Në vendngjarje mbërritën forcat policore dhe grupi ekspertizës të cilën nisën hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti. Në pyetje po merren dëshmitarë në vendngjarje dhe drejtuesi kamionçinës i cili mori lëndime të lehta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mjeti-perplaset-me-kamioncinen-ne-vaun-e-dejes-vdes-49-vjecari/

Recommended